17:03 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Si të pajtoheni me shoqen e ngushtë pas sherrit

Një psikologe ka treguar sekretin se si të përmirësoni një lidhje, qoftë ajo dashurie, miqësie ose kolegiale në vetëm pak minuta.

Duket se gjithçka është më e lehtë se sa e kemi imagjinuar.

Më poshtë janë disa teknika se si të përmirësoni marrëdhëniet me shoqërinë tuaj.

Si të ringjallni një miqësi?

Nëse dëshironi të ringjallni miqësinë me dikë, atëhërë dërgoni mikut ose mikes tuaj një mesazh të shkurtër.“E dëgjova këngën tënde të preferuar në radio sot, mu kujtua që duhet të takohemi. Si thua, të dalim për darkë sonte?”, është një shprehje që ndonjëherë mjafton.

Dërgoni lule mikes suaj

Thjesht zgjedheni një buqetë me lule dhe dërgojani mikes suaj. Thjesht për t’i treguar që e doni dhe e kujtoni.

Dërgoni mesazh ose thirreni

Shkruani një mesazh ose thirreni shoqen ose shokun tuaj të ngushtë. Mjafton që miku juaj të qeshë.