11:34 / E Hënë, 30 Shtator 2019

Si të pajtoheni me të dashurin pas një zënke?

Të gjitha çiftet e dinë sesa lënduese mund të jenë zënkat me të dashurin. Ndonjëherë është e lodhshme pjesa pas zënkës: Si të pajtohemi?

Nëse gabimi që ai ka bërë është i falshëm, atëherë ka vend për pajtim. Mirëpo, si të pajtoheni, pasi asnjëri nuk pëlqen ta ulë hundën për të kërkuar falje?

Shkruajini sikur asgjë nuk ka ndodhur!

Ndonjëherë kjo është zgjidhja më e mirë. Lereni pas zënkën dhe pretendoni sikur asgjë nuk ka ndodhur. Mbase edhe ai reagon njësoj dhe lihet pas sherri.

Dilni me miqtë

Të qenit me persona të tjerë ju ndihmon. Pse? Ju nuk do të donit që ata të kuptonin se mesh jush ka pasur një sherr, prandaj “shtireni” sikur gjërat janë në rregull. Mirëpo, teksa qëndroni si normalisht, mund të pajtoheni pa e kuptuar.

I thuani më fal

Mbase nuk e përdorni shpesh, por kjo fjalë ka fuqi magjike, shkruan class.al. “Më fal, nuk e përsëris më këtë gabim” (njësoj si fëmijët) mund të funksionojë.

Shprehja dashurinë dhe bëni shaka

Askush nuk mund të rezistojë përpara dashurisë dhe humorit. Kur zënka nuk ka.