20:07 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Si të parandaloni dehjen dhe përzierjet e mëngjesit pas pirjes së alkoolit

Me sezonin festiv rreth nesh, ju do të keni mundësi të planifikoni daljet me miqtë e juaj edhe pas punës.

Përderisa dalja me shoqërinë është e mirë, sigurisht edhe ndeja vazhdon me pije të shumta. Por pas një dehje të rëndë në mëngjesin e ardhshëm shumë nga ne do thoshim se do hiqnim dorë nga pija, pikërisht për shkak të ndjenjës jo të mirë në mëngjes.

Por, nëse dëmi është bërë tani ka disa mënyra për ta luftuar atë.

Nutrocistja Steve Macari tha për Harpres Bazaar Australia se është mirë të pini shumë ujë kur doni të dilni një natë me shoqëri.

Për shumë njerëz shtimi i kripës së deti në ujin tuaj rrit përmbajtjen minerale- duke u siguruar që trupi juaj është i balancuar mirë dhe ndihmon shumë për mos dehje.

Ju duhet gjithashtu të rregulloni stomakun tuaj me një vakt proteinash të larta para se të pini, të cilat do të veprojnë si një mburojë në sistemin tuaj të tretjes.

Para se të shkoni në shtrat Macari rekomandon të hani një copë frutash të lartë në fruktoza për të ndihmuar mëlçinë tuaj të pastrohet në mënyrë më efikase.

Molla, rrushi dhe shalqiri janë zgjedhjet më të mira në këtë rast.

Gjithashtu duhet të merret një shtojcë vitaminë b! Po ashtu, pasi kjo vitaminë mund të pastrojë letë organizimin kur ju pini një gotë alkool.

përndryshe, vitamina B1 ndihmon në parandalimin e komplikimeve në sistemin nervor, tru, muskuj, zemër, stomak dhe zorrë.

Kur të zgjoheni provoni një lëng karavidhe ose një koketej hidratimi të ujit, ujit të kokosit, lëng portokalli dhe një majë kripe- këto do punojnë në favor të rritjes së funksionit të mëlcisë./Indeksonline/