08:35 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Si të parandaloni infeksionet vaginale

Çdo femër vuan nga infeksione vaginale, të paktën një herë në jetën e saj. Këto infeksione shkaktohen nga arsye të ndryshme, megjithatë ka disa mënyra si ti parandaloni.

1-Konsumoni sa më pak sheqer, pasi dikon në krijimin e infeksioneve. Glukoza ndikon në rritjen e rrezikut për të zhvilluar infeksione vaginale.

2-Hani ushqime të pasura me alkaline si fruta, perime, qumësht soje, bishtajore, fruta të thata etj. Këto bëjnë të mundur balancimin e pH.

Gjithashtu edhe kosi dhe lakra turshi të pasura me probiotikë ndihmojnë në largimin e infeksioneve.

3-Ndroni të brendshme sa herë që djersiteni, sidomos pas ushtrimeve zike.

Çdo mjedis i lagësht është ideal për rritjen e baktereve dhe krijimin e infeksioneve.

4-Vishni të brendshme pambuku dhe hiqni dorë nga çdo material tjetër. Pambuku bën të mundur thithjen e lagështisë duke shmangur krijimin e baktereve.

5-Reduktoni nivelin e stresit, pasi ai është rrënja e të gjithë të këqijave. Stresi dobëson sistemin imunitar duke bërë që ai të mos jetë më i aftë për të luftuar infeksionet e trupit.