Si të parandaloni “shkrirjen” e makijazhit në vapë

Në ditët e nxehta të verës, një nga sfidat më të mëdha për të gjithë adhurueset e makijazhit është ruajtja e freskisë dhe e qëndrueshmërisë së tij. Më poshtë do të gjeni disa këshilla ekspertësh për t’u siguruar që make-up-i juaj të ketë qëndrueshmëri edhe në këtë vapë.
1. Përdorni bazë që mban nën kontroll vajin
Një bazë e mirë është thelbësore për të mbajtur makijazhin në vend. Zgjidhni një bazë që ka veçori për të kontrolluar vajin dhe që është formulë pa vaj, për të zvogëluar shkëlqimin dhe për të ndihmuar grimin të qëndrojë më gjatë.
2. Aplikoni një primer të lehtë
Primer-i është çelësi për një make-up të qëndrueshëm. Zgjidhni një primer të lehtë dhe që mban make-up-in në vend për një kohë të gjatë.
3. Zgjidhni fondatinën e duhur
Fondatina e lehtë dhe e cila nuk përmban vaj është zgjedhja më e mirë për ditët e nxehta. Fondatina me përmbajtje minerale ose ajo në formë pudre janë ideale për të parandaluar shkrirjen e make-up-it në fytyrë.