08:22 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / AR

Si të përfshiheni emocionalisht me dikë, për të mirën e lidhjes suaj!

Tërheqja fizike është gjëja e parë që ndjejmë (ose jo) kur kemi përballë dikë. Ti emocionohesh sa herë personi ndodhet pranë teje dhe pas dy-tre takimesh je gati e sigurtë që ishte dashuri me shikim të parë. Sidoqoftë, kaq nuk mjafton, sepse sipas ekspertëve, sekreti fshihet pas përfshirjes emocionale. Vetëm kjo lloj tërheqjeje mund të ndihmojë që lidhja të shkojë e shëndetshme në një tjetër nivel. Si mund ta forcojmë një raport të tillë?

1. Jepi vëmendje të pakushtëzuar

Fuqinë e të qënie prezenc nuk e zëvendëson asgjë. Nuk ke pse të bësh biseda të thella me dikë për të ndërtuar një lidhje të ngushtë emocionale. Fakti që je aty për të dhe tregon interes për çfarë po thonë është një gjest që i tregon shumë palës tjetër. 

Sa herë jeni pranë partnerit, shmangini shpërqëndrimet e tjera. Mos u merrni shumë me telefonin dhe bëni pyetje.

2. Kontakti me sy

Tërheqja emocionale nuk ka shumë nevojë për fjalë, sepse mund të kuptohet përmes gjesteve dhe gjuhës së trupit. Shikimi është një nga shenjat kryesore që të jep mundësinë të kuptosh më shumë nga personi përballë teje. 

3. Mos bëni vetëm biseda në nivel sipërfaqësor

Nëse doni të njiheni dhe të përfshiheni më shumë në emocionet, opinionet e njëri-tjetrit, mirë është të diskutoni për gjëra që kalojnë përtej sipërfaqes. Kërko më shumë për çfarë fshihet brenda.

4. Interesat që ke ndarë me të, ktheji në eksperienca

Një nga mënyrat më të mira për t’u lidhur më shumë me dikë është të bësh me të gjërat që të pëlqejnë më shumë. Qoftë edhe xhirot e përditshme në park.

5. Mos u përpiq të jesh gjithmonë në zonën e rehatisë sa herë flet për veten.

Që do të thotë, mos kini frikë të jeni të ndjeshëm dhe të ndani gjëra me të gjëra që shpesh stepeni t’jua tregoni të tjerëve. Jo gjithmonë biseda juaj duhet të fillojë dhe mbarojë me: “çfarë bëre sot” apo “si shkoi fundjava”.

6. Bëji atyre një nder

Kur ndihmon dikë dhe ndryshon rrjedhën e rutinës tëndë për t’i zgjidhur atij problemin, i tregon se i ke në mendje dhe interesohesh për ta emocionalisht. Qoftë edhe dërgimi i një kafeje në mëngjes. Eshtë shumë më romantike se një tufë lule për ditëlindje.

7. Krijoni rituale që i ndani bashkë

Nëse doni të rrisni tërheqjen emocionale, ndërtoni zakone dhe tradita për t’i bërë me pas me njëri-tjetrin. Edhe diçka që për të tjerë nuk bën sens, për ju mund të jetë urë shumë e mirë lidhëse. Një darkë çdo të dielë mbrëma apo një shëtitje e gjatë teksa ktheheni për në shtëpi.

8. Përpiquni të shijoni çdo moment

Sigurisht, kjo vlen kur ju ndodheni përreth njerëzve që ju bëjnë të ndiheni rehat dhe të shlodhur. Kur jeni pranë tyre, sigurohuni të jeni 100% aty dhe shijojeni kohën me ta. Lërini shqetësimet e përditshme apo mendimet për të ardhmen. Fokusohu.