13:47 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / k.v

Si të përgatisni buzëkuq në kushte shtëpie?

A ju ka shkuar në mendje se ju mund të përgatisni buzëkuq në kushte shtëpie?

Nëse jo, atëherë po ju tregojnë se kjo është e mundur.

Më poshtë po ju paraqesim metodën se si mund të përgatisni buzëkuqin tuaj të preferuar, në kushte shtëpie, transmeton Indeksonline.

Për ta përgatitur këtë ju duhet:
Xhel Aloe Vera;
Pudër e lëngët;
Vaj bajamesh;
Vaj ulliri;
Ngjyrë ushqimesh;

Përgatitja:
Merrni 1 lugë xhel aloe vera dhe hidheni në një tas. Shtoni rreth 1/4 lugë pudër të lëngët. Përziejeni mire këtë përbërje. Shtoni 3,4 pika vaj bajame në këtë përzierje dhe më pas rreth 2-3 pika vaj ulliri. Shtoni edhe 1-3 pika ngjyrë të kuqe ushqimesh dhe 2-3 pika të ngjyrës së ushqimit të portokallit.

Përziejeni mire të gjithë përbërjen dhe buzëkuqi juaj është gati. Ju mund ta aplikoni duke përdorur, furçë për buzë./Indeksonline/

Temat: