75 Mall Live Search
12:42 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / MSH

Si të përmirësoni gjumin

Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtat orë çdo ditë, përfshirë fundjavat, është një këshillë kryesore për ta çuar trurin në rrugën për të fjetur më mirë, thonë ekspertët, shkruan CNN.

Më pas, rregulloni mjedisin tuaj të gjumit dhe vendosni një rutinë relaksuese para gjumit. 

Joga, një dush i ngrohtë, një libër i mirë por jo shumë emocionues, i lexuar në dritë të butë. Të gjitha këto janë mënyra për të ndihmuar trupin tuaj të relaksohet në gjumë.

Faza REM e gjumit është një nivel më i lehtë pushimi që mund të ndërpritet më lehtë, kështu që përpiquni për pak tinguj, pak dritë dhe temperatura më të ftohta në dhomën e gjumit. 

Mos harroni: Shtrati duhet të përdoret vetëm për gjumë. Televizorët dhe pajisjet e tjera që lëshojnë dritë blu, si telefonat inteligjentë dhe laptopët, nuk kanë vend në dhomën e gjumit.

Shmangni ushqimet yndyrore dhe pikante para gjumit, kështu që stomaku të mos ju zgjojë ndërsa jeni duke ëndërruar.

Alkooli është një tjetër gjë e ndaluar. Ju mund të mendoni se iu ndihmon të flini, por ka më shumë gjasa të zgjoheni gjatë natës kur trupi juaj fillon të përpunojë, duke ndërprerë kështu fazat e dobishme të gjumit.