19:27 / E Martë, 20 Korrik 2021 / AD

Si të realizoni takimet virtuale me mirë?

Takimet gjatë pandemisë janë bërë sfiduese. Derisa disa individë kanë pakësuar kohën ballë për ballë me njeri tjetrin, ata që shpresojnë të gjejnë dashurin e tyre kanë zgjidhje te kufizuara.

Mundësitë për takime romantike në restorante nuk mund të realizohen për shkak të virusit, prandaj ata janë të detyruar të bëjnë takimet e tyre në Intenet. Edhe pse këto takime janë shumë më pak interesante se takimet ballë për ballë.

Rrjeti shpesh ka probleme dhe gjysma e bisedës është thjeshtë një përsëritje e asaj qe keni thënë, por edhe nëse keni teknologjinë më të mirë distanca fizike midis dy personave nuk është aspak e lehtë.

E disa këshillat për të bërë takimin më interesant janë:

Trajtoje takimin tënd online sikur jeni ballë për ballë, krijoni gjendje shpirtërore duke ndezur disa qirinj. Dhoma e juaj duhet të jetë e pastër gjatë gjithë kohës kur bisedoni me video më të dashurin apo të dashurën. Madje merrni dhe gjëra të shijshme për të ngrënë derisa flisni me të.

Vishuni sikur të jeni në një takim real. Për një fillim të mirë, veshja e mirë ndikon në rritjen e vetëbesimit. Pasi dukja e mirë nxitë komplimentet dhe është një gjë e mirë për të filluar ditën.

Mos bisedoni thjeshtë me njëri tjetrin mirëpo beni gjera interesante që do të i bënit  në një takim real. Ju mund të rekomandoni një film të mirë dhe të ndani ekranin së bashku. Apo ju mund dhe të luani lojëra

Jeni të durueshëm, pasi gjate gjithë kohës ju mund të humbni linjën.

Mos bisedoni vetëm për virusin se pse ju nuk mund të takoheni realisht. Pasi qe vitin e kaluar kjo ishte top tema e diskutimit. Mund të flisni për problemet e botës mirëpo asnjëherë mos e lëni atë të dominojë pasi që tema jeni ju dhe ju duhet të mësoni më shumë rreth njëri tjetrit.