17:51 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Si të shihni dhe fshihni gjithë çfarë Google di për ju

Google ruan automatikisht të gjitha të dhënattuaja sapo identifikoheni (sign in) – duke filluar nga historiku i këkimeve dhe lundrimit në internet, vendndodhja përmes Google Maps e deri te historiku i videove në YouTube.

Bazuar te këto të dhëna, Google shfaq reklama për ju, sugjeron ëeb-series, njeh restorantet tuaja të preferuara dhe shumë, shumë gjëra të tjera. Sidoqoftë, gjiganti i teknologjisë ofron një mjet për të parë, ekzaminuar dhe fshirë të dhënat në serverat e tij.

Për të parë se çfarë Google di për ju si edhe për të menaxhuar të dhënat, veproni si në fotogalerinë e mësipërme.

1. Shkoni te Google.com.
2. Teksa jeni të regjistuar, klikoni ikonën në formë rrethi në këndin e sipërm të djathtë (fotoja juaj në email).

3. Klikoni “Manage your Google account”
4. Klikoni te “Data & Personalization”, ku do të shihni “Activity Controls”

Pas këtyre hapave, do t’ju shfaqen të gjitha të dhënat që Google di për ju. Përmes opsioneve “On” dhe “Off” mund të zgjidhni që motori i kërkimit të ruajë ose jo aktivitetin tuaj në Web dhe aplikacion, historikun e vendodhjes apo atë të YouTube-it.