11:34 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Si të shpëtoni nga aromat më të bezdisshme në shtëpi

Një nga situatat më të bezdisshme që krijohen nga dritaret e mbyllura në shtëpi, veçanërisht në dimër, është aroma e keqe që bllokohet brenda. Për shembull, aromat nga gatimi nuk largohen lehtë edhe nëse hapim dritaret për një kohë.

Një nga erërat më intensive dhe të bezdisshme nga gatimi është shpesh skuqja. Problemi është edhe më i madh kur dhoma e ndenjes dhe kuzhina ndodhen në një vend të hapur. Sidoqoftë, ekziston një truk i lehtë që mund të aplikoni pas gatimit.

Pas gatimit, vendosni ujë të mjaftueshëm dhe dy shkopinj kanelle në një tigan të vogël. Lëreni të vlojë për disa minuta dhe shtëpia do të mbajë erë misku duke eliminuar të gjitha aromat.