Si të shpëtoni nga djegia e diellit në pak minuta
Me frekuentimin e plazhit një ndër problemet kryesore që lind, është edhe djegia e lëkurës. Kjo vjen nga mbiekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit dhe nga mos-mbrojtja me krem.
 
 Dermatologët këto kohë janë vazhdimisht në përpjekje e sipër për t’i sensibilizuar të gjithë që të kujdesen siç duhet për lëkurën tuaj. Kujdesja vlen sigurisht edhe në terma afatgjatë, pasi kush do donte një lëkurë të plakur e me njolla para kohe?
 
 Një kurë natyrale që ju vjen në ndihmë në rastet e djegies së rëndë është çaji i kamomilit.
 
 Si ta përdorni?
 
 Ju nevojitet:
 
 10 bustina çaji kamomil
 1 litër ujë
 
 Udhëzime:
 
 Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë kamomilin.
 Pas kësaj e lini të ftohet dhe kalojeni në format e akullit.
 I lini në ngrirje për disa orë dhe pas kësaj mund t’i vendosni në zonën e djegur.
 Kamomili do ju japë një ndjesi të paparë qetësie.

