23:44 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Si të silleni në takimin e parë

Shumë teori kanë dalë për mënyrën se si një mashkull apo femër duhet të sillet në takimin e parë.

Ju duhet të mbani mend se takimi është përvojë e këndshme në të cilin do të duhej të kënaqeshit dhe gjithmonë ju ofron rastin që të mësoni më shumë për veten dhe për atë personin tjetër. Më poshtë do t’ju njohim me 10 rregulla të arta se si duhet të veproni:

 1. Këshilla më e rëndësishme është të silleni ashtu si ju jeni në të vërtetë, jo të “prezantoni” veten.

 2. Mos kërkoni miratim të tipit “Dëshiroj të dal me ty, shpresoj të më pëlqesh”. S’ka rëndësi nëse është takimi i parë apo i pesti, do të jeni shumë më të suksesshëm, kur nuk prisni patjetër miratimin e anës tjetër.

 3. Kujdesuni për personin tjetër. Mos u merrni vetëm me gjërat sipërfaqësore, por dëgjoni atë që personi tjetër dëshiron të thotë.

 4. Ajo që ju thoni ka gjithashtu rëndësi. Gjatë takimit, dëgjoni atë që ju thotë zemra. Mos u përpiqni të tregoheni interesantë. Tregohuni të vërtetë.

 5. Kur ftoni dikë në takim mos u nxitoni. Merrni kohën që ju duhet, pasi nxitimi mund të merret si shenjë ankthi, arrogance ose nervozizmi.

 6. Njihni veten. Shpreheni veten dhe gjithë cilësitë, me të cilat ju dëshironi të karakterizoheni.

 7. Nëse ju ndiheni nervozë ose në siklet, po kështu do të ndihet edhe personi që keni ftuar në takim. Tregohuni të sinqertë, tregoni se çfarë ju kalon në mendje dhe në zemër.

 8. Nëse dëshironi të thoni atë që mendoni, por doni të ndiheni të lirë ta bëni këtë, kërkoni leje. “Mund t’ju pyes…” “Mund të them diçka?” me to, edhe nëse leja është e pashprehur, respektohet individi tjetër.

 9. Njohja e personit tjetër dhe lejimi që ata t’ju njohin ju është një proçes intim. Rrënja e fjalës “intim” do të thotë “i natyrshëm ose thelbësor”. Është e natyrshme dhe thelbësore që të tregoni se kush jeni vërtetë.

 10. Argëtohuni. Zbuloni. Tregoni.