17:01 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Si të ujisim lulet në verë!

Gjatë sezonit të nxehtë lulet duan një kujdes më të veçantë përsa i përket ekspozimit të tyre në diell dhe ujitjes që duhet t`i bëjmë.

Në pranverë lulet kanë kulmin e lulëzimit të tyre. Ato janë të shumëllojshme dhe shumëngjyrëshe. Kombinimi i ngjyrave për në ballkonin tonë bëhet sipas dëshirës por ne duhet të kemi një kujdes të veçantë për kushtet se ku mund t`i vendosim lulet. Lulet në këtë sezon duan një kujdes të veçantë.

Këshilla për ujitjen e luleve në sezonin pranverë – verë:

Në stinën e verës nuk duhet t`i spërkasim lulet me ujë pasi ato në këtë stinë ndodhen në temperatura të larta. Duke e spërkatur me ujë të ftohtë lulet pësojnë një dëm të madh. Ujitja duhet të kryhet në rrënjët e bimës. Për të ujitur lulen duhet të përdorim ujë ambient dhe jo të ftohtë.