Si të ushtrohemi me bebin në krahë
Më poshtë po ju listojmë disa ide se si mund të ushtroheni për t’u kthyer në formë edhe pse tashmë jeni nënë dhe e keni të pamundur për ta lënë vetëm bebushin tuaj.
Dilni shëtitje. Vendosni mbi shpinë bebushin dhe bëni ecje. Në varësi të moshës së fëmijës tuaj dhe të sezonit, ju mund të bëni shëtitje të gjata ose shopping me fëmijën tuaj.
Lidhuni me agjencitë e kujdesit të nënave. Ato ofrojnë metoda ushtrimesh që përfshijnë edhe fëmijën tuaj, si për shembull klasat e jogas.
Ushtrohuni në shtëpi. Nëse nuk keni mundësi të dilni nga shtëpia për një kohë të caktuar atëherë merrni DVD me ushtrime të cilat bëhen në kushtet e shtëpisë ose mund të futeni në internet.
Kërceni. Jo vetëm do të vini trupin tuaj në lëvizje por fëmija juaj do të kënaqet shumë nëse ju vallëzoni me të nën tingujt e muzikës.
Shëtisni me biçikletë. Ky është një ushtrim për të cilin ju duhet të prisni derisa fëmija juaj të rritet pak dhe të krijojë një ekuilibër më të mirë dhe kontroll më të madh të qafës.
Megjithatë për çdo rast apo lojë që ju doni të bëni me fëmijën tuaj ne ju sugjerojmë që paraprakisht të këshilloheni me pediatrin dhe trajnerët e caktuar për rastet e ushtrimit të nënave me fëmijë.