75 Mall Live Search
10:07 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Si të veproni me flokët e thatë gjatë dimrit

Flokët e thatë dhe të elektrizuar janë një problem që ndodhë edhe gjatë stinës së dimrit për shkak se i ftohti shtrëngon venat e gjakut në rrënjët e flokut, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar ngadalësim të rritjes së flokëve.

Dobësimi i tyre bën që flokët të këputen dhe të elektrizohen.

Ja  disa zgjidhje për ti dhënë fund këtij problemi:

-Masazhoni rrënjët e flokëve sa herë që të laheni, në mënyrë që të stimuloni qarkullimin e gjakut.

-Përdorni produkte higjienike delikatë dhe neutralë, pasi një shampo shumë agresive priret që ta theksojë më shumë tharjen e flokëve.

-Aplikoni balsam dhe maska hidratuese në flokë, në mënyrë që ri mbani të butë.

-Merrni integratorë që kanë për bazë vitaminën B dhe minerale hidratuese.

-Përdorni krehër druri ose karboni, pasi sa më delikatë të jenë flokët aq më shumë rrezikojnë të këputen nga materialet e tjera.