75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Si të visheni në takime të ndryshme biznesi?

Veshja e biznesit njihet si veshja që ju zgjidhni në ambiente formale dhe joformale. Ju mund të vendosni se si të visheni në varësi të llojit të zyrës ku punoni, për një intervistë ose takim pune. Ekzistojnë nivele të ndryshme të veshjeve të biznesit duke filluar nga “veshje të zakonshme” si dhe “zyrtare për biznes”.

Varësisht nga eventi që do të merrni pjesë, ju mund të vendosni se cila lloj veshje është e përshtatshme. Përgjatë karrierës tuaj si në punë ashtu edhe në takime biznesi, ju ballafaqoheni me situata të ndryshme. AkademiPune ju sjell disa prej tyre si dhe format e duhura të veshjeve që preferohet t’i përdorni.

Veshja e zakonshme/rastit

Veshja e rastësishme e biznesit është veshje joformale që aplikohet në shumicën e ambienteve të punës, si dhe në shumë ambiente jashtë punës. Ju mund të përdorni këtë lloj të veshjes nëse punoni në një zyrë joformale ku të tjerët veshin gjëra të tilla si bluza, xhinse dhe këpucë. Mirëpo, çka duhet të dini është se këtë formë të veshjes duhet ta shmangni në takime me klientët, biznese formale, si dhe në intervista pune.

Biznes/takim i zakonshëm

Biznesi rastësor është një formë e rëndomtë e veshjes që aplikohet nëpër shumë zyra. Përderisa shumë elemente klasike të biznesit përdoren në veshjen e biznesit rastësor/të zakonshëm, ka edhe elemente të rastësishme të përfshira. Biznesi i zakonshëm është i përshtatshëm për shumë intervista, takime me klientët si dhe ambiente të zyrës. Për shkak se nuk është shumë e rastësishme dhe në të njëjtën kohë nuk është shumë zyrtare, kjo formë e veshjes është zakonisht një mënyrë e përshtatshme për tu veshur nëse nuk jeni të sigurt për kodin e veshjes së ngjarjes/eventit ku jeni të ftuar të merrni pjesë.

Biznes zyrtar

Biznesi zyrtar/profesional është një formë tradicionale e veshjes e përdorur në mjedise më konservatore ose kompani me kode të rrepta veshjesh. Kjo lloj e veshjes aplikohet në industri të ndryshme si kontabiliteti, bankingu, financa, zyrtar të lartë apo zyrtar ligjor. Rrobat zyrtare të biznesit duhet të jenë sa më elegante dhe të rehatshme për t’ju përshtatur në mënyrë specifike takimit në të cilin merrni pjesë.

Kur duhet të vendosni se si të visheni për situata të caktuara, duhet t’i keni parasysh disa gjëra:

  • Nëse punoni në një zyrë, kushtojini rëndësi mënyrës së veshjes që kanë kolegët tuaj. Përderisa kolegët brenda zyrës mund të kenë veshje të zakonshme, mund të vini re se njerëzit në pozita udhëheqëse kanë tendencë të vishen në formë pak më zyrtare.
  • Nëse shkoni në një intervistë pune, hidhni një sy web faqes së asaj kompanie, dhe profileve të rrjeteve sociale për të dhëna rreth kulturës së tyre. Ata mund të kenë fotografi ose video rreth zyrave të tyre ku mund të shihni se si punonjësit zakonisht vishen. Nëse jeni ende të pasigurt, pyesni burimet njerëzore të asaj kompanie që t’ju rekomandojnë se çka është e preferueshme të vishni për të qenë të suksesshëm në intervistë.
  • Nëse keni një takim biznesi, pyesni kolegët tuaj që mund të dinë ose janë takuar me zyrtar të së njëjtës kompani, dhe kanë njohuri se si funksionojnë zyrat/politikat e tyre dhe si mund të shfaqeni sa më profesional gjatë takimit tuaj me ta./AkademiPune/