75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / AR

Si të votoni këngën e preferuar për festivalin e RTSH-së, ja mënyra

Natën e sotme është finalja e madhe ku do të zgjidhet këngëtari/ja që do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion.

Për të votuar këngëtarin/en e preferuar duhet të dërgoni SMS me kod përkatës nga Shqipëria në numrin 56789 dhe nga Kosova në numrin 55789. Vlen të theksohet se nga një numër mund të votohet deri në 3 herë.

Kënga që ka pushtuar festivalin e RTSH-së padyshim që është “Duje” e Albina dhe Familja Kelmendi, andaj këtu është një shembull se si mund të votoni për këtë këngë. Kënga ka marrë aktualisht 460 mijë klikime në Youtube./Indeksonline/