75 Mall Live Search
15:37 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / AR

Si të zbardhni lëkurën e errët te sqetullat

Nëse gjatë dimrit nuk i kemi kushtuar shumë rëndësi ngjyrës së lëkurës nën sqetulla, gjatë verës ndodh e kundërta. Ashtu si pjesët e tjera të trupit, lëkura nën sqetulla mund të errësohet ose të zbardhet. Ja cilat janë shkaqet që lëkura errësohet në këtë zonë:

– irrituesit kimikë në deodorantë dhe antidjersë
– acarim i shkaktuar nga rruajtja
– mbledhje e qelizave të vdekura të lëkurës për shkak të eksfolimit të rrallë
– fërkimi i shkaktuar nga rrobat e ngushta
– hiperpigmentim, si rritja e melaninës
– melasma, ose njolla të errëta në lëkurë
– acanthosis nigricans, një çrregullim i pigmentimit të lëkurës që lidhet me diabetin, obezitetin dhe nivelet jonormale të hormoneve
– çrregullime të tjera të lëkurës që mund të shkaktojnë errësim
– eritrasma, një infeksion bakterial i lëkurës
– Sëmundja e Addison-it, e cila mund të ndodhë kur keni një gjëndër mbiveshkore të dëmtuar
– pirja e duhanit, e cila rrit hiperpigmentimin

Hapat e parë drejt sqetullave me ngjyrë më të çelët

1. Ndryshoni deodorantin ose antidjersën.
2. Ndaloni rruajtjen. Në vend të kësaj, provoni depilimin ose heqjen e qimeve me lazer.
3. Eksfolioni. Përdroni një skrab të lehtë në zonën e sqetullave dy deri në tre herë në javë.
4. Vishni rroba të gjera.
5. Mundohuni të lini duhanin.

Disa trajtime natyrale

Patate: Grini një patate, shtrydhni lëngun nga patatja e grirë dhe aplikojeni lëngun në sqetulla. Pas 10 minutash, shpëlani sqetullat me ujë të ftohtë.

Limon: Prisni feta të trasha limoni dhe fërkojini në sqetulla. Pas 10 minutash, shpëlajini sqetullat me ujë të freskët, thajini dhe aplikoni një krem hidratues.

Shafran + limon: Në një tas të vogël, përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët me shafran sa për të bërë një pastë. Aplikojeni pastën në mënyrë të barabartë në sqetulla. Pas 30 minutash, lani pastën.

Vaj kokosi: Masazhoni disa pika vaj kokosi në sqetulla. Pas 15 minutash, lajini me ujë të vakët dhe një sapun të butë. Përsëritni këto hapa dy deri në tre herë në javë.