75 Mall Live Search
23:27 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / MSH

Si t’i eliminoni njollat me sodë bikarbonati

Soda e bikarbonatit, për shkak të përbërjes kimike që ka, vepron edhe si detergjent natyral, e cila eliminon aromat dhe njollat nga rrobat

Nëse i shtoni pak sodë bikarbonati detergjentit të rrobave, do të zbusë dhe do t’i zbardhë rrobat dhe me atë rast do ta dezinfektojë makinën e larjes së rrobave.

Zbardhja e rrobave

Në legen me ujë qitni rreth gjysmë filxhani sodë bikarbonati. Në atë tretje qitni rrobat të cilat doni t’i zbardhni dhe lini gjatë tërë natës të qëndrojnë.

Të nesërmen rrobat lani në atë ujë dhe pastaj shpëlani.

Eliminimi i aromave

4 litra ujë, 200 g sodë bikarbonati. Mbushni legenin me ujë dhe sodën e bikarbonatit. Kur përzierja të bashkohet, zhytni rrobat të cilat kanë grumbulluar aroma të pakëndshme dhe lini të qëndrojnë gjatë gjithë natës.

Të nesërmen lajini në mënyrë të zakonshme.

Eliminimi i njollave

Nevojitet: 1 lugë sodë bikarbonati dhe ujë.

Procedura: Shkrijeni sodën në ujë derisa të bëhet qullë apo pastë. Ujin mund ta zëvendësoni me hidrogjen apo uthull. Kjo pastë qitet në njolla të yndyrave, ushqimit, verës…

Qiteni pastën në njolla dhe fërkoni butësisht. Lini të veprojnë rreth 15 minuta. Pastaj me brushë të vjetër fërkoni njollat. Pastaj të gjitha shpëlani plotësisht me ujë.