Si t’i largojmë mendimet negative?
Psikiatri dr. Daniel tha se mendimet ndikojnë në pamjen, energjinë dhe gjendjen tonë të përgjithshme shëndetësore.
Në librin “Ndryshoni mendjen tuaj, ndryshoni trupin tuaj”, dr. Amen identifikon mendimet automatike negative të cilat i përshkruan si “zërat e vegjël që gjenden në kokën tuaj dhe ju thonë që nuk jeni të mirë sa duhet”. Fatmirësisht, në ta mund të ndikohet.
- Krejt ose asgjë
Kjo përfshin të menduarit bardh e zi, i cili ju bën të besoni se si gjithçka është ose absolutisht mirë ose absolutisht keq. Kuptoni se si një dështim nuk do të thotë që duheni të hiqni dorë. Çdokujt mund t’i ndodhë ndonjë gabim, por fatmirësisht shumë gjëra në jetë nuk varen nga një vendim i gabuar.
- Përdorimi i negacioneve dhe i përgjithësimeve
Nëse mendoni ose thoni fjali si “kurrë nuk do të heq ndonjë kilogram të tepërt”, viheni në pozitën ku nuk keni kontroll ndaj veprave tuaja. Kurrë mos thoni kurrë , ndalojani vetes përdorimin e përgjithësimeve.
- Fokusimi në gjërat negative
Nëse shpesh e lodhni veten me mundësitë negative, në vend se të mendoni për pozitivet, shumë më parë do të hiqni dorë se sa të vazhdoni, shkruan lapsi.al. Përpiquni që në gjithçka të gjeni anën pozitive, dhe në këtë mënyrë të ngrini disponimin.