75 Mall Live Search
09:01 / E Premte, 07 Qershor 2024 / L K

Si t’i largoni gjarpërinjtë nga oborri i shtëpisë, disa këshilla që duhet t’i ndiqni

Moti me diell dhe vapa, përveç shijimit dhe qëndrimit në natyrë, sjell gjarpërinjë në oborr. Por ka disa mënyra për t’i parandaluar ata të vijnë pranë shtëpisë tuaj.

Mbeturinat e ushqimit nuk duhet asesi t’i lëni afër shtëpisë. Gjarpëri ndjenë nga larg aromën e mbetjeve të ushqimit dhe tërhiqet nga to, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu, aroma e zogjve, jashtëqitjet e tyre, foletë dhe vezët e shpendëve mund të jenë shumë tërheqëse për gjarpërinjtë, ndaj është mirë që të gjitha këto t’i largoni menjëherë nga mjedisi i shtëpisë tuaj.

Një këshillë e dobishme është të mbillni në oborrin ose kopshtin tuaj bimë që largojnë gjarpërinjtë me aromën e tyre si hudhra, qepa e kuqe, rozmarina, pelini, limoni, kalendula, borziloku, sherebela, xhenxhefili dhe trumza.

Nëse hasni një gjarpër, mos e ndiqni, goditni, por vetëm largohuni ngadalë sepse ai nuk kafshon nëse nuk e ngacmoni ju atë./Indeksonline/