Si t’i largoni shenjat e djersëve nga bluza?
Kur janë temperaturat e larta trupi i njeriut djersitet nga pak aktivitete që bënë.
Kështu nga djersitja mbesin shenja në bluzat apo palltot që i keni, këto nuk pëlqehen nga shumë njerëz.
Për t’i larguar këto shenja përdoren detergjente të ndryshme, por në disa raste nuk arrihen rezultatet e dëshiruara.
Këto munden të pastrohen në kushte shtëpie, krejt çka ju duhet është uji dhe soda e bukës.
Zhytni pjesën e njollës në ujë me sodë buke. Në sajë të veprimit të sodës që reagon me ujin, prodhohet oksigjen aktiv qe vepron mbi njollën dhe kështu largohet këto shenja.