Si u arrestuan katër persona në Istog për një parking të autobusit, kanosën dhe sulmuan Policinë

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për arrestimin e katër personave në Istog.
Gjithçka filloi kur një patrullë e Policisë së Kosovës filloi të largonte automjetet e parkuara pranë Stacionit të Autobusëve në Istog.
Parking ilegal Policia e konsideroi edhe parkingun e një autobusi duke vënë urdhër për largimin e tij.
Duke mos iu bindur urdhërit, Daut Arifaj filloi të shkëmbente fjalë me policët që po kryenin detyrën.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pasi shkëmbyen fjalë, situata eskaloi mes disa familjarëve Arifaj dhe katër policëve.
Policia e ka arrestuar Daut Arifajn, por që Erolid Arifaj, Fatmir Arifaj e Maliq Arifaj filluan rezistencën duke u konfrontuar me Policinë.
Kanosje dhe tentim sulmi kishte ndaj Policisë së Kosovës gjatë arrestimit të tyre.
Katër të arrestuar edhe bilanci total i këtij aksioni në Istog./Indeksonline/