Si u bë pjesë e ‘Guess’, Kadrie Canolli zbulon gjithçka

Njëra nga vajzat më të suksesshme kosovare është edhe Kadrie Canolli.
Përveç moderimit duke u cilësuar si njëra më ‘IN’, biondina shquhet edhe si modele e kompletuar, shkruan Indeksonline.

Janë bërë më shumë se dy vite që ajo është imazhi i brendit ‘Guess’, ku me anë të fotosesioneve po impresionon të gjithë fansat e saj.
Për Indeksonline, modelja zbuloi që situata me pandeminë e ka ‘bllokuar’ për të qenë prezentë ne eventet ku realizohen fotosesionet dhe këto obligime i është dashur t’i kryej në Kosovë.
“Pasi që ka qenë e pamundur të udhëtojë për shkak të vizave, ku janë anuluar të gjitha terminet, është dashur t’i realizojë këtu si herëve tjera. Gjithashtu edhe shkuarja në evente ka qenë e pamundur gjatë kohës së pandemisë, po urojë që kjo situatë të kalon sa më shpejt e mos të jemi të kufizuar deri në këtë masë”, u shpreh modelja.

Ajo tregoi që brendi i njohur ‘Guess’ e ka kontaktuar vet përmes emailit duke i kërkuar të jetë imazh dhe brand ambasador i tyre.
“Sigurisht është ëndërr e secilës vajzë të jetë imazh dhe brand ambassador i një brendi botëror siç është ‘Guess’. Meqenëse për tu bërë pjesë e Guess-it, nuk kam bërë asnjë përpjekjeje të vetme, si psh. postime me veshje të tyre apo etiketime në foto, por brendi në fjalë më ka kontaktuar personalisht përmes e-maili-it, sepse kam pasur shumë raste ku më kanë shkruar dhe pyetur si u bëre pjesë!”
Gjithashtu shtoi se vajzat mund të arrijnë të depërtojnë me lehtë në tregun ndërkombëtar falë rrjeteve sociale. Por edhe duhet të kenë kujdes të mos mposhtën nga dëshira për famë.
“Sot, fatmirësisht, vajzat e reja ne profesion, i kanë mundësitë e mëdha për të depërtuar shumë lehtë edhe në tregun ndërkombëtar, fal lidhjeve që krijojnë përmes rrjeteve sociale, por për me qenë të suksesshme duhet punë dhe përkushtim maksimal, sigurisht të plotësojë edhe shumë kritere njerëzore, të mos mposhtën nga dëshira e madhe për famë!”, përfundoi ajo.
Më poshtë keni disa imazhe të realizuara së fundmi nga bukuroshja kosovare./Indeksonline/


