Si u bë propozimi i Mefit “sebep” për stacionin e Policisë në Kodër të Trimave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se në kuadër të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pati propozuar që të vizitojnë stacionin policor nr. 3 të Lagjes Kodra e Trimave.
Më datën 4 mars si komision, ai ka bërë me dije se kishin vizituar këtë stacion dhe kanë mbetur të habitur për kushtet e rënda të punës së policëve.
Bajqinovci ka bërë me dije se edhe AVUK ka rekomanduar që të mbyllet ai stacion me ato kushte të papërshtatshme.
“Poashtu për këto probleme të këtij stacioni policor kemi diskutuar në komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje me drejtorin e policisë. Drejtoria e policisë pas rekomandimeve dhe vendimeve, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm këtij stacioni në një vend tjetër. Prandaj, Kuvendi Komunal i Prishtinës duhet t’a gjej një objekt të përkohshëm për këtë stacioni policor i cili do t’i plotësoj kushtet, deri në përfundimin e punimeve në objektin e ri të stacionit policor në Kodër të Trimave”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i Bajqinovcit:
Në kuadër të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pata propozuar që ta vizitojmë stacionin policor nr. 3, të Lagjes Kodra e Trimave, që e mbulon pjesën më të madhe të Prishtinës. Me datën 4 mars si komision vizituam këtë stacion dhe mbetëm të habitur për kushtet e rënda të punës së policëve, që ishin ambiente të improvizuara me kontejnerë të vjetër 21-vjeçarë dhe kancerogjenë. Vetëm nga ky stacion policor, fatkeqësisht kanë rezultuar 5 policë të sëmurë nga kanceri!
Menjëherë si Komision kemi kërkur nga AVUK-u që të bëhet një inspektim sanitar, dhe nga të gjeturat e tyre është rekomanduar që të mbyllet ai stacion me ato kushte të papërshtatshme.
Poashtu për këto probleme të këtij stacioni policor kemi diskutuar në komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje me drejtorin e policisë.
Drejtoria e policisë pas rekomandimeve dhe vendimeve, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm këtij stacioni në një vend tjetër.
Prandaj, Kuvendi Komunal i Prishtinës duhet t’a gjej një objekt të përkohshëm për këtë stacioni policor i cili do t’i plotësoj kushtet, deri në përfundimin e punimeve në objektin e ri të stacionit policor në Kodër të Trimave.
Në cilësinë e deputetit dhe anëtarit të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, do të punojë që policia dhe stafi civil të kanë kushte të dinjitetshme të punës.