75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Si u bë që gruaja e Haki Rugovës të ketë pagën 25 euro në muaj?

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, përcjellë Indeksonline.

Ndër të tjera, Rugova ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.

Ajo që është e çuditshme në këtë deklarim është se pagën vjetore për bashkëshorten, kryetari i Istogut e ka deklaruar se është 300 euro.

E që me një përllogaritje të thjeshtë i bie që zonja e parë e komunës së Istogut, në muaj për punën që e bën në “Macon” paguhet vetëm 25 euro.

Në pronësi, Rugova ka një banesë 140 metra katrorë në vlerë 70 mijë eurosh, një truall në vlerë 24 mijë euro dhe një veturë 5 mijë euro.

Kurse, siç ka deklaruar nga shitja e patundshmërisë-pronë e përbashkët, Rugova në kursime në bankë ka 40 mijë euro. /Indeksonline/