09:29 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Si u bë virale në botë kënga shqipe, “shpërthen” në rrjetet sociale

Tashmë nuk është tabu që këngët shqipe të “shpërthejnë” në tregun e muzikës dhe të numërojnë miliona klikime në platformat të ndryshme.

Një këngë e tillë që është dëgjuar me të madhe dhe ka tërhequr vëmendjen e faqeve të ndryshme në rrjetet sociale është ajo e këngëtarit nga Shqipëria, Elgit Doda “Larg”, shkruan Indeksonline.

Në faqen zyrtare në Youtube kënga numëron mbi 3 milionë klikime, por në një faqe të huaj në Facebook që përshkruan një histori mes një çifti aziatik e që në prapavijë dëgjohet kënga “Larg” kjo video ka arritur mbi afro 100 milionë shikime dhe mbi 1 milion pëlqime.

Kënga e Elgitit poashtu është shpërndarë edhe në faqe të ndryshme në Instagram dhe TikTok duke u bërë virale më shumë se çdo këngë tjetër e artistit./Indeksonline/

Kiko këtu