23:39 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / C E

Si u formua grupi i parë që u stërvit për luftë në Shqipëri dhe kush ishin 52 ushtarët pjesëmarrës?

Ish i burgosuri politik, Ylber Topalli, i cili poashtu ishte pjesë e grupit të parë që është stërvitur për luftë guerile në Shqipëri, i ftuar në emisionin n’Demos, ka rrëfyer në detaje se si është formuar grupi në fjalë.

Ai bëri të ditur se grupi i parë i armatosur kishte filluar stërvitjet në Shqipëri më datën 1 tetor të vitit 1991, të cilat zgjatën deri më 30 tetor të po atij viti.

Kanë ushtruar përgjatë periudhës 1 tetor – 30 tetor të vitit ‘91, në një kazermë ushtarake të destinuar për këtë grup, për diversantë ushtarakë, dhe pas këtij grupi me tu kthyer është caktuar edhe grupi i dytë, i njohur si grupi i Adem Jasharit, i cili ka shkuar kah nëntori i vitit 91’ dhe ka përfunduar stërvitjet pak para vitit të ri, ku edhe kthehen në vendlindje”, u shpreh Topalli.

Tutje ai tregoi edhe për mënyrën e përzgjedhjes së ushtarëve që do të bëheshin pjesë e grupit.

“Përzgjedhja është bërë duke identifikuar familjet me një taban patriotik që kanë pasë, dhe duke identifikuar të rinjët e atyre familjeve të cilët janë identifikuar dhe iu është propozuar të shkojnë”,potencoi Topalli në emisionin n’Demos.

Sipas ish të burgosurit politik, grupi në fjalë përbëhej nga gjithsej 52 ushtarë të vendeve të ndryshme të Kosovës dhe disa nga Shkupi, ku mes tyre ishin edhe Zahir Pajaziti e Sali Çekaj.

Fotografi e përbashkët e ushtarëve të grupit të parë nga Kosova që u stërvit për luftë guerile në Shqipëri 

Mirëpo përveç Topallit, Pajazitit e Çekajt, kush ishin 49 ushtarët tjerë të grupit të parë që u stërvit në Shqipëri?

Ylber Topalli numëron në emisionin n’Demos emrat dhe mbiemrat e të 52 ushtarëve që ishin pjesë e këtij grupi, të cilët GazetaDemos i liston në vazhdim.

Emrat dhe mbiemrat e 52 ushtarëve të grupit të parë që u stërvit për luftë guerile në Shqipëri:

  1. Zahir Pajaziti
  2. Sali Çekaj
  3. Ahmet Hoxhaj
  4. Bashkim Leci
  5. Zymer Lulaj
  6. Kadri Gobetini
  7. Ismet Çerkini
  8. Artan Gjini
  9. Arsim Hamiti
  10. Fatmir Racaj
  11. Ibush Metushi
  12. Agron Tusha
  13. Fatmir Fejzullahu
  14. Hysni Mehmeti
  15. Afrim Zena
  16. Hisen Agushi
  17. Vehbi Zeqiri
  18. Besim Shehu
  19. Ramiz Ramadani
  20. Halil Halili
  21. Roshan Teneçja
  22. Ahmet Zeqiri
  23. Rexhep Luma
  24. Minush Luma
  25. Sadet Osmani
  26. Ramadan Pajaziti
  27. Sejdi Syla
  28. Milazim Miftari
  29. Shaip Haziri
  30. Fadil Begu
  31. Mefail Vishi
  32. Shemsedin Sylejmani
  33. Milaim Gërbeshi
  34. Rexhep Ilazi
  35. Islom Visoka
  36. Ilmi Topalli
  37. Ylber Topalli
  38. Xhevat Qerimi
  39. Bashkim Thaçi
  40. Bajram Kadriu
  41. Shefqet Brajshori
  42. Shemsi Krasniqi
  43. Remzi Mehmeti
  44. Selami Hasani
  45. Agim Demnika
  46. Ekrem Metushi
  47. Sami Hasani
  48. Sami Vishi
  49. Azbi Veliu
  50. Ali Guri
  51. Musa Shabani
  52. Ajet Shala