75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Si u fsheh për 16 vite në Serbi përgjegjësi për masakrën e Srebrenicës, Ratko Mladiq

Krimineli serb, i dënuar për krime të luftës, Ratko Mladiq me 26 maj të vitit 2011 ishte arrestuar nën akuzat për masakrën e Srebrenicës ku mbetën të vrarë 7500 burra dhe djem boshnjak.

Për 16 vite, Mladiq i iku drejtësisë duke u fshehur në territorin e Serbisë, shkruan Indeksonline.

Fuqitë ndërkombëtare i kishin bërë presion Serbisë që ta arrestonte Mladiqin sa më shpejtë. Në atë kohë Serbia akuzohej se po heziton që ta arrestoj kriminelin e luftës.

Ai ishte arrestuar në fshatin Lazarevo, 80 kilometra në veri të Beogradit.

Krimineli serb kishte ndërruar emrin e kishte bërë, Milorad Komodic . Ai kishte qëndëruar në një shtëpi të një të afërmi të tij.

Një zëdhënëse për familjet e viktimave të Srebrenicës, Hajra Catic, kishte thënë pas arrestimit për agjencinë e lajmeve AFP: “Pas 16 vjetësh pritje, për ne, familjeve të viktimave, kjo është një lehtësim”.

Image result for ratko mladic

Mladiq është i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata ndërkombëtare e Hagës./Indeksonline/