75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Si u kap në Prishtinë 35-vjeçari që po kërkohej nga Policia

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar 35-vjeçari A.F., i cili kishte tri urdhërarresta të lëshura nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kështu mëson Indeksonline përmes burimeve të veta brenda Policisë së Kosovës.

I njëjti është arrestuar rreth orës 04:30 në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në Prishtinë, ndërsa po voziste veturën e tipit “VW Golf Vll” ngjyrë të bardhë.

I arrestuari fillimisht është shoqëruar për në Stacionin Policor Jugu teksa më pas, me vendim të prokurorit kujdestar për krime të rënda është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Drenas./Indeksonline/