75 Mall Live Search
12:05 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / B O

Si u “ngul” Newcastle me blerje, pagoi dyfish më shumë për transfere!

Skuadrat rivale nuk kanë patur mëshirë tek Newcastle kur ka qenë në pyetje shuma e transferimeve në janar.

Duke e ditur buxhetin e lartë të sheikëve, skuadrat rivale kanë shitur dyfish më shtrenjt lojtarët në afatin e janarit.

Në tre nga katër marrëveshjet e arritura nga Newcastle skuadrat rritën vlerën e lojtarëve të tyre në pazarin me “laraskat”.

Newcastle pati një dritare relativisht të suksesshme, duke sjellë qendërmbrojtësin Dan Burn, sulmuesin Chris Wood, mbrojtësin e djathtë Kieran Trippier dhe mesfushorin Bruno Guimaraes për një total prej 102 milionë euro.

Newcastle pagoi 25 milionë funte për ëood, i cili ka shënuar tre gola këtë sezon, ndërsa vlera reale e tij ishte vetëm 12 milionë funte./Indeksonline/