Si u prish miqësia e dy “vëllezërve”? Monika Lubonja zbulon gjithçka

Ilir Shaqiri dhe Sabiani gjatë qëndrimit në “BBV” e quanin njëri-tjetrin vëlla. Mirëpo pas daljes nga programit gjëra rrjedhën ndryshe. Prishja e miqësisë së tyre bëri bujë të madhe në mediat rozë.
E ftuar në ‘’Wake up’’ Monika Lubonja ka zbuluar “shkakun” që erdhi deri në këtë pikë, shkruan Indeksonline.
Moderatori Isli Islami bëri një pyetje ku tha: “Cili nga ju u habit me mungesën e pranisë së Sabianit në dasmën e Ilirit, duke qenë se po flasim për miqësi që nuk kanë shkuar siç mendonim?”
Biseda në studio:
Monika: Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta
Isli: Thuaj këtu, se ne nuk i presim dot se jemi live
Monika: I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’. I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha “po”. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli
Isli: Ti bëre Antonelën, i hodhe benzinë zjarrit. E çfarë tha?
Monika: Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë./Indeksonline/