75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / Z S

Si u zbulua grupi kriminal që trafikonte armë në Shqipëri e Kosovë, metoda “speciale” që përdorën hetuesit për t’i futur në “kurth”

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve të drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë, ndërsa janë lëshuar 14 urdhërarreste.

Janë përdorur agjentë të infiltruar që kanë kryer blerje të stimuluar.

Skuadra e përbashkët hetimore midis prokurorisë së Tiranës dhe Kosovës hetuan përgjatë 6 muajsh skemën e shitjes së armëve që dyshohen se silleshin nga Ferizaj.

Pak muaj më parë u arrestuan katër shtetas në afërsi të një qendre tregtarë në Tiranë. Pas kësaj hetimet e përbashkëta identifikuan se shtetasi nga Kosova Valter Osmani kishte krijuar një linje për shitjen e armëve dhe trafikun e tyre, raporton Topchanel.

Armët ka dyshime se silleshin në Shqipëri, të llojit Zoraki dhe shiteshin me çmime që nisin nga 900 euro./Indeksonline/