11:01 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Si vajzë e re, kaq bukur duket Rozana Radi në të 40-at

Këngëtarja shqiptare duket se po i sfidon vitet, kjo pasi ajo derisa ka mbushur 40 vjet ende po mbahet në formën më të mirë duke shkëlqyer me pamjen, shkruan Indeksonline.

Rozana Radi ka kohë të gjatë që qëndron në skenën muzikore shqiptare duke sjellë projekte muzikore që pëlqehen nga publiku.

Ka qenë viti 2002 kur ajo solli albumin ‘Mekato me mua’ për të mos u ndalur me muzikë edhe ditëve të sotme.

Ajo që bie në sy është forma e shkëlqyer trupore e saj, me gjithë vitet Rozi vazhdimisht paraqitet në llogarinë  saj në Instagram nga pushimet që ajo po i bën, duke marrë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat.

Kujtojmë që Rozana në vitin 2018 mori pjesë në festivalin ‘Kënga magjike’ me këngën “Kur përfundon një dashuri”. /Indeksonline/