12:44 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Si do të debutojë VAR në ”Camp Nou” në sezonin e ri të La Ligas?

Jose Luis Gonzalez Gonzalez, gjyqtari veteran, është caktuar nga komiteti i gjyqtarëve që të jetë drejtues i VAR në ”Camp Nou”, kur Barcelona do ta fillojë sezonin e ri ndaj Deportivo Alaves.

Gonzalez është duke u futur në sezonin e tij të dhjetë si gjyqtar në La Liga, i treti më me përvojë pas Undiano Mallencos dhe Mateo Lahoz.

Ai do të ndihmohet nga Ruben Becerril në këtë ndeshje, ku gjyqtari kryesor në fushën e lojës është, Sanchez Martinez.

Kjo është hera e parë që VAR do të përdoret në La Liga. Do të kemi gjyqtarin kryesor, dy ndihmës dhe gjyqtarin e katërt, drejtuesin e VAR si dhe ndihmësin e këtij të fundit. Shtatë të total.

Ndërkohë, gjyqtari katalan, David Medie Jimenez është gjyqtari më i ri në La Liga, si 34-vjeçar, dhe ai do të jetë drejtues i VAR-it në Bernabeu, kur Real Madridi do ta nisë sezonin e ri më 19 gusht./IndeksOnline/