21:20 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Si votuan llapjanët në fshatra dhe në qytet për zgjedhje?

Të dielën kandidati për kryetar komune në Podujevë, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme me mbi 51 % të votave, shkruan IndeksOnline.

Këtë e vërtetojnë më së miri të dhënat në vendvotime.

Sipas tyre, Bulliqi ka qenë në epërsi në 29 vendvotime ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudarit dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu.

Ndërsa, Rudari ka qenë në epërsi ndaj Bulliqit vetëm në 4 vendvotime.

Kurse në shkollën fillore “Jetullah Islami” në Dyz të dy kandidatët kanë pasur nga 84 vota.

Shpejtim Bulliqi mori gjithsej 16.766 vota ose 51.39%, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, ish u.d së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën mori 11.696 vota ose 35.85 %.

E, më së paku vota që mori është kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Fetahu, ku pati vetëm 4.164 vota ose 12.76 %./IndeksOnline/