15:04 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si zakonisht, një shi i vogël e bën Prishtinën si liqen (Video)

Shiu sërish ka vërshuar rrugët e Prishtinës.

Në kryeqytetin e udhëhequr nga Shpend Ahmeti është bërë e pamundur të kalohet në këmbë, sa herë që bie shi. Ndërsa, lëvizja vështirësohet edhe për vetura.

Kjo gjë përsëritet sa herë që në Prishtinë bie shi edhe për të paktën 5 minuta. Kryetari Ahmeti zakonisht ndërmerr masa vetëm kur vërshohen ndërtesat.

Indeksonline iu sjellë pamje nga uji i shumtë që ka mbuluar rrugët e Prishtinës.