75 Mall Live Search
15:25 / E Premte, 08 Maj 2026 / L A

S’i zgjat koha me lëndim, Isak pritet të kthehet ndaj Chelseat

Liverpooli nesër do të luajë një ndeshje të rëndësishme në Premierligë.

Ata do të përballen ndaj Chelseat, të cilët do të tentojnë të arrijnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Një ditë para ndeshjes, te “Reds” do të rikthehet Alexander Isak i cili ishte i lënduar në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Këtë e konfirmoi dhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.

“Alexander Isak është rikthyer në stërvitje me ne dhe do të shohim se sa shumë mund ta përdorim atë këtë fundjavë”, u shpreh Slot./IndeksOnline/