S’i zinte oda, Ramosaj me dy takime të fuqishme në Deçan

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj ka zhvilluar një takim me banorët e dy lokaliteteve, Lloqan dhe Rastavicë.
Nga aty ai ka marrë përkrahje të madhe në garën për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai u ka premtuar banorëve se do të jenë gjithëmonë së bashku.
Postimi i plotë:
Në kuadër të takimeve me qytetarë gjithandej komunës së Deçanit, sonte kisha kënaqësinë të takoj dhe bashkëbisedoj me banorët e dy lokaliteteve, Lloqan dhe Rastavicë.
Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj dhe për besimin që po i jepni punës sonë! ❤️
Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatit për Asamble nga Lloqani, Rifat Stojkaj dhe Egzonita Selmonaj nga Rastavica.
Do të jemi bashkë gjithmonë! 🤝
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj