Sia thotë se flirtoi me Harry Styles kur ai ishte 21 vjeç

Sia ka pohuar se me Harry Styles kanë flirtuar kur ai ka qenë 21 vjec.
“Unë isha 35 vjecare, dhe ai 21, e di, u mërzita”, sqaroi ajo.
Duke foluar, Sia tha se tani ajo është një nënë, dhe nuk ka kohë për një lidhje.
Ajo thotë se pjesa më e madhe e marrëdhënies së saj me Diplon po harxhohet duke u përpjekur që të mos bëjnë seks, në mënyrë që të mos shkatërrojnë marrëdhënien e tyre të biznesit.
“Këtë vit i shkrova dhe i thashë: Hej dëgjo ti je një nga pesë personat që unë jam tërhequr seksualisht dhe tani që kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime, dhe sapo kam birësuar një djalë, nuk kam kohë për një lidhje”, u shpreh Sia.
Sidoqoftë, Diplo nuk ka zbuluar nëse e ka pranuar ofertën e saj./Indeksonline/

