14:03 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Sia zbulon se ka adoptuar dy fëmijë 18 vjeç vitin e kaluar

Sia ka folur për zgjerimin e familjes së saj.

Këngëtarja e hitit “Together” gjatë një interviste me ‘SiriusXM Hits’ ka zbuluar se ajo ka adoptuar dy fëmijë në vitin 2019.

“E kam bërë, në fakt kam adoptuar dy djem vitin e kaluar. Ata të dy janë 18 vjeç- ata janë 19 tani. Ata ishin jashtë sistemit të kujdestarisë. Po, dhe unë i dua ata”

Ajo vazhdoi të flasë për mënyrën se si po merren me karantinën në mes të pandemisë.

“Ata të dy e shohin mjaft të vështirë, njëri më keq se tjetri. Por ata të dy po bëjnë gjëra që janë vërtet të mira për ta tani, që janë me të vërtetë të dobishme. Ata me të vërtetë po bëjnë shumë gjëra edukative që ju nevojiten, ”tha Sia më tej.

Në anën tjetër Sia ka kohë që nuk ka sjellur një projekt muzikor./Indeksonline/