75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Sibel Halimi pozon bashkë me Përparim Ramën: “Saherë po qëllojmë bashkë, po na sulmojmë

Kandidatja e LDK-së në Ferizaj, Sibel Halim ka publikuar një fotografi së bashku me kandidatën LDK-së për Prishtinë, Përparim Rama.

Halimi në përshkrimin e fotografisë ka reaguar ndaj lajmeve që qarkulluan se KQZ nuk ua ka lejuar asaj dhe Ramës për të kandiduar në zgjedhjet e 17 tetorit pasi që kanë aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut, transmeton Indeksonline.

“Saherë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë. E ne, veç po forcohemi e po buzëqeshim! Nga 17 tetori, Prishtina e Ferizaj do të jenë n’duar t’sigurta”, u shprehë Halimi në postimin e saj./Indeksonline/