11:24 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Siberiani nxjerr në shitje borën, për qytetarë të Moskës dhe Shën Petërsburgut

Një qytetar rus, Vladimir Gorbanev, banor i Shanti Mansijsk në perëndim të Siberisë, ka postuar një lajmërim në një website shumë të njohur ekonomik Avito, analogu rus i eBay.

Siberiani propozon shitjen e borës për banorët e Moskës dhe të Shën Petërsburgut, të cilët për shkak të një dimri anormal, kanë përjetuar shumë pak ndjesinë e reshjeve të borës këtë vit, përcjell ABC-i.

Gorbanevi e reklamon borën si të freskët, dhe pa ngjyrues. Në lajmërim janë fotografitë e borës dhe çmimi: 150 euro për një ngarkesë, ndërsa dorëzimi bëhet në magazinën e shitësit në Siberi.

I kontaktuar nga mediat në vend, ai shpjegoi se e kanë kontaktuar klientë të mundshëm, duke i kërkuar një çmim më të ulët si edhe mundësinë e dorëzimit të borës në shtëpi.