75 Mall Live Search
13:14 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Sienna Miller tregon trupin e saj në formë

Njëra nga aktoret më të bukura të Hollywoodit vazhdon të nxisë zili me pamjen e saj të mahnitshme.

Ajo së fundit është parë në plazhin e Tulum në Meksikë. 37-vjeçarja Sienna Miller tregoi figurën e saj mbresëlënëse në një bikini sportiv, duke u lëkundur pamjen e lehtë të plazhit gjatë një pushimi pranveror, transmeton KosovaPress.

Sienna është në pushime me vajzën e saj gjashtëvjeçare Marlowe, pas përfundimit të projektit televiziv “The Loudest Voice In The Room”.

Ajo luan rolin e Elizabeth, gruaja e shefit të Fox News, Roger Ailes, i akuzuar për keqtrajtim seksual. 

Aktorja është transformuar fizikisht për rolin e saj në filmin xhirimet e të cilit kanë nisur nëntorin e vitit të kaluar.

Pas ndarjes nga babai i Marlowe, Tom Strurridge në 2015, Sienna së fundit ka gjetur dashurie me Lucas Zwirner (27), pronar i një galerie të artit në Nju Jork.

Lucas dhe Sienna konfirmuan romancën e tyre në janar kur ata u fotografuan duke u puthur në një park, një muaj pasi morën pjesë së bashku në ditëlindjen e Sturridge.