21:40 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Sigal Prishtina është shpallur Kampion i Kupës së Kosovës pasi në finale mposhti Bashkimin.

Skuadra nga kryeqyteti mposhti atë nga Prizreni me rezultat 77-74 duke e mbrojtur trofeun e fituar sezonin e kaluar.

Sigal Prishtina janë stolisur tashmë 13 herë me këtë trofe (prej vitit 1991 e deri më 2018), ndërsa ekipi nga Prizreni e ka fituar vetëm një herë Kupën e Kosovës në basketboll. /IndeksOnline/