75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / L A

Sigal Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina, është bërë me trajner të ri.

Bëhet fjalë për ish-basketbollistin legjendar grek, Michalis Kakiouzis, i cili zbarkon në Kosovë për herë të parë.

Ai do të zëvëndësojë spanjollin, Paco Olmos i cili u largua pas dështimit në play-off.

Kakiouzis, kishte luajtur për skuadra si AEK-u i Athinës dhe Barcelona si dhe kishte pasur sukses me Kombëtaren e Greqisë, ku fitoi “Eurobasket” në vitin 2005 si edhe zuri vendin e dytë në “FIBA “orld Cup”.

Ai po ashtu menaxhoi disa skuadra në Greqi, Rumani dhe Qipro, ku ishte së fundi te Keravnos./IndeksOnline/