19:14 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Siguri e lartë para superndeshjes Drita- Prishtina, numër i madh i policëve (Foto)

Na ndajnë më pak se një orë kur edhe pritet të nis ndeshja e futbollit ndërmjet ekipit të Dritës dhe Prishtinës.

Ndeshja në fjalë zhvillohet nga ora, 20:00 në stadiumin, ”Fadil Vokrri” në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë që Policia e Kosovës po kujdesen për sigurinë e tifozëve të shumtë. Për këtë, janë angazhuar edhe forca të shumta të rendit.

Drita dhe Prishtina do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar, i cili sonte do të jetë nikoqir i ndeshjes së sontme. Për më shumë, ju sjellim pamjet e mëposhtme./IndeksOnline/