75 Mall Live Search
18:23 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Siguri e lartë për derbin turk, autobusi i ekipit të Muriqit i rrethuar me policë

Galatasaray dhe Fenerbahçe do të përballen me fillim nga ora 19:00 në derbin më derbin më të madh të Turqisë.

Para ndeshjes, policia vendase ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ta vënë rendin dhe sigurinë në vend, shkruan Indeksonline.

Autobusi i ekipit të Muriqit, Fenerbahçe është parë duke hyrë në stadion, i rrethuar nga të gjitha anët me policë.

Fenerbahçe për momentin është e dyta në tabelë, ndërsa Galatasaray e shtata./Indeksonline/