SIGURIA e 5G-së – Nënshkruhet marrëveshja tjetër e Kosovës dhe SHBA-së, në Maqedoninë Veriore

Kryeministri i Republikës ka nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrëveshjen për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në. Nënshkrimi u realizua në Zyrat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.
“Është kënaqësi dh nder i veçantë që në Ambasadën e Kosovës në Shkup të nënshkruajmë memorandumin me SHBA-të lidhur me sigurinë për 5G. Jam i nderuar që me nënsekretarin për çështje ekonomike të nënshkruajmë këtë memorandum. E falënderojmë atë dhe gjithë qeverinë e SHBA-së për vendosshmërinë që të qohen përpara marrëveshjet.

Është hap i madh drejt rritjes së sigurisë në këtë fushë. Përmes kësaj, Kosova merr obligimet e veta shtetërore për të qenë krah Amerikës në këtë fushë. Ne tashmë i kemi ndërmarr veprimet e duhura në Prishtinë për këtë çështje. Besojmë se kjo shenjë e vendosmërisë së presidentit Trump për të quar përpara marrëveshjet e Uashingtonit. Falënderoj ambasadorin Kosnnet për mbështetjen e vazhdueshme që po na jep”, ka deklaruar Hoti. /Indeksonline/